Secondary Adv

Importet e mjeteve në Janar-Prill, gati 50 për qind e makinave të reja të regjistruara janë elektrik

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar të dhënat mbi vendet e origjinës së mjeteve të regjistruara në Shqipëri.

Sipas DPSHTRR- së, për periudhën Janar- Prill 2026, Republika e Koresë renditet në vendin e parë për numrin e mjeteve të regjistruara në vend, duke zënë 24.1% të totalit. Pas saj vjen Kina me 18.3%, ndërsa Gjermania mban vendin e tretë me 12.4% të totalit të mjeteve të regjistruara.

 

Më pas renditet Italia me 11.9%, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës përfaqësojnë 7.6% të totalit. Në listën e vendeve kryesore renditet edhe Zvicra me 7.1%.

 

Të dhënat tregojnë gjithashtu një rritje të interesit nga ana e qytetarëve për automjetet elektrike në tregun shqiptar.

 

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, gjatë katër muajve të parë të vitit 2026 janë regjistruar për herë të parë 4,155 mjete “All-Electric”, duke shënuar një rritje prej 225% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025. Ndërkohë të dhënat tregojnë për një rritje të automjeteve me Km 0, ku 49.6% e mjeteve me Km 0 të regjistruara në Janar-Prill 2026 janë “All-Electric”, ose 102% më shumë krahasuar me vitin e kaluar.

 

Kjo dëshmon shtimin e interesit të qytetarëve për automjetet ekologjike, kostot më të ulëta të përdorimit. Shifrat konfirmojnë se tregu shqiptar po orientohet gjithnjë e më shumë drejt mjeteve elektrike, duke reflektuar tendencat globale për transport më të pastër dhe më efikas.

Burimi: Ekofin.al


Më të lexuarat